Bare me “valixhe në duar

Futboll

Bare me “valixhe në duar

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 23:24
Keidi Bare

Bare me “valixhe në duar!

Prej katër sezonesh tashmë është pjesë e “Bardhebluve’ të Espanyol, mirëpo duket se aventura e tij në Katalunjë është pranë fundit, me “fantazistin” shqiptar të mesfushës, Keidi Bare, i cili ka rezuruar rinovimin me skuadrën e sapo ngjitur në LaLiga dhe pritet të nisë një aventurë të re, me dy ekipe spanjolle dhe një ekip grek, që janë vënë pas 26-vjeçarit.

Sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit spanjoll, Arturo Diaz, mesfushorin e Kombëtares sonë kërkohet nga spanjollët e Rayo Vallecano e Leganes, por jo vetëm pasi në “gjurmët” e tij kanë rënë edhe kampionët në fuqi të Conference League, Olympiacos, me “gjigantët” grek, që e pëlqejnë shumë profilin e “legjionarit”.

Në sezonin e tij, që pritet të jetë i fundit, me skuadrën e Espanyol, Bare zhvilloi plot 42 sfida, mes kupës e divizionit të dytë spanjoll, LaLiga 2, ku arriti të asistojë në tre raste shokët e tij të skuadrës, si dhe t’i ndihmonte këta të fundit, në ringjitjen në elitën e futbollit “Iberik”, megjithatë për shkak të disa zgjedhjeve tekniku u la jashtë grumbullimit për finalet e Euro 2024, nga tekniku Sylvinho..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat