Telashe të Franca, Deschamps ndan dhomën e zhveshjes

Futboll

Telashe të Franca, Deschamps ndan dhomën e zhveshjes

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 17:33
Deschamps me lojtarë

Momente të vështira për trajnerin francez që po përballet me probleme që nuk u morën parasysh

Franca nuk shkëlqeu në Euro 2024, të paktën deri tani, dhe e përfundoi grupin në vendin e dytë, pavarësisht një ekipi të mbushur me yje, me Mbappé në rreshtin e parë. Didier Deschamps po kalon një moment të vështirë atje në stol.

Dhoma e zhveshjes nuk duket më e bindur për udhëheqjen e tij.

Gazeta L'Équipe siguron se lojtarët janë të shqetësuar.

Atyre nuk u pëlqyen disa qëndrime, disa zgjedhje teknike dhe për më tepër janë ankuar për seancat stërvitore, të cilat u zhvilluan pa variacione taktike dhe me një intensitet më se të diskutueshëm.

Camavinga, pas barazimit ndaj Polonisë, u qortua nga Deschamps disa herë gjatë ndeshjes.

Kjo krijoi njëfarë tensioni mes dy palëve. Për më tepër, Griezmann, i zëvendësuar për herë të parë në tetë vjet për shkak të një vendimi teknik, mori një tjetër “qortim” nga trajneri i Francës, i cili aktualisht është në sy të dy lojtarëve dhe shtypit për fillimin e Euro 2024, një turne i nisur me frena dore.

Deschamps do të ketë një mundësi të artë të hënën, kundër Belgjikës, në orën 18:00 në Düsseldorf, për të korrigjuar, për të rikthyer Francën në garë për podium dhe për të bërë paqe me dhomën e zhveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat