Gazmend Haliti: Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol të rëndësishëm në informimin e lexuesve 

Futboll

Gazmend Haliti: Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol të rëndësishëm në informimin e lexuesve 

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 13:51
Gazmend Haliti

Trajneri i futbollit, Gazmend Haliti, ka uruar gazetën kombëtare “Bota sot”, duke e çmuar lart punën e saj të vazhdueshme në shërbim të sportit.

Ish futbollisti i mirënjohur, tha se gazeta po luan një rol të madh në sensibilizimin e sportit shqiptar. 

“Gazeta ‘Bota sot’ ka luajtur një rol të rëndësishëm në informimin e lexuesve.

Punë e vazhdueshme dhe përkushtimi në kualitetin e informacionit kanë bërë që ‘Bota sot’ të fitojë besimin dhe respektin e lexuesve të saj.

Përkushtimi i Kemajl Gocës ndaj profesionit të tij është vlerësuar dhe respektuar nga lexuesit e Gazetës ‘Bota sot’ dhe nga komuniteti sportiv.

Urime për përvjetorin dhe vazhdoni te na të na informoni me shpejtësi dhe saktësi për ngjarjet sportive në të ardhmen”, ka uruar Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat