Fatmir Berisha: Gazeta ‘Bota sot’, gazeta ma e guximshme! Kemajl Goca - gazetari më i mirë shqiptar i sportit 

Futboll

Fatmir Berisha: Gazeta ‘Bota sot’, gazeta ma e guximshme! Kemajl Goca - gazetari më i mirë shqiptar i sportit 

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 12:37
Fatmir Berisha

Ish futbollisti i mirënjohur Fatmir Berisha ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Berisha ka qenë pjesë e futbollit të gjeneratës së sakrificës në  rezistencë kundër regjimit serb. 

Berisha ka qenë kapiten i KF Llapit dhe prej lojtarëve më të mirë që ka pas vendi ynë.

“Urime 29 vjetori i gazetës më të mirë kombëtare "Bota sot", e cila një kohë ishte e vetmja gazetë që na informonte me ngjarjet politike e sportive në vend dhe është gazeta ma e guximshme dhe e vetme e cila i përcjell të gjitha të arriturat e sportistëve shqiptarë si në Kosovë dhe jashtë vendit në të gjitha sportet.

Ju lumtë, Kemajl Goca - gazetari më i mirë shqiptar i sportit, e ju dëshiroj shumë suksese edhe në të ardhmen ju dhe gjithë stafit të gazetës kombëtare ‘Bota sot’”, ka uruar Fatmir Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat