FC Prizreni ende është në pritje të një vendimi nga FFK

Futboll

FC Prizreni ende është në pritje të një vendimi nga FFK

Nga: K.Goca Më: 27 qershor 2024 Në ora: 11:57
Logo e FC Prizrenit

Skuadra e futbollit Prizreni është duke e pritur një vendim nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Klubi pretendon se si skuadra e tretë e renditur i takon të hyjë në Ligën e Parë të Kosovës. 

Megjithatë presin sa më shpejt të mësojnë se si do të jetë fati i tyre.   

Çfarë thonë nga FC Prizreni për gazetën kombëtare “Bota sot”?

“FC Prizreni ende është duke pritur një vendim nga FFK se kush ka mbetur në ligën e parë dhe kush do të hyjë, sipas rregullores së FFK në dy grupet A dhe B vendet e fundit bien në ligën e dytë, ndërkohë dy ekipe të ligës së parë B janë përjashtuar nga garat.

Sipas logjikës këto dy ekipe të grupit B nuk kanë pas kurrfarë ndikimi në grupin A dhe garat në grupin A janë mbajtur me rregull deri në fund të kampionatit, kështu qe vendi i fundit në tabelën e grupit A bie nga liga dhe dy ekipet e suspenduar nga grupi B atëherë për të mbuluar një vend bosh në ligen e parë i takon ekipit në vendin e 3 të ligës së dytë FC Prizreni gjithmonë sipas rregullores së FFK-së dhe praktikave të mëparshme që kanë ndodh vit më parë, ne presim një vendim të drejt nga FFK dhe Komiteti Ekzekutiv”, thonë nga FC Prizreni.

 FC Prizreni pret vendimin. Sipas vendimit do te merren vendimet nga klubi ngase pa vendim klubi nuk mund te ankohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat