​Foden largohet nga kampi stërvitor i Anglisë

Futboll

​Foden largohet nga kampi stërvitor i Anglisë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 10:22
Trajneri i Anglisë Gareth Southgate

Mesfushori i Anglisë, Phil Foden, është larguar nga kampi i “Tre Luanëve” në Euro 2024 në Gjermani dhe është kthyer në Britaninë e Madhe për lindjen e fëmijës së tij të tretë. Në një deklaratë, Federata e Futbollit në Angli tha se lojtari i Manchester Cityt, 24 vjeç, duhej të kthehej në shtëpi për shkak të një "çështjeje të ngutshme familjare".

Shpresohet që Foden të rikthehet me skuadër deri të dielën, ditën e ndeshjes së 1/16 të Anglisë kundër Sllovakisë. Në prill, Foden dhe partnerja e tij Rebecca Cooke njoftuan në Instagram se ishin në pritje të një fëmije të tretë. Ata kanë dy fëmijë. Djali Ronnie, pesë vjeç dhe vajza True, e cila është dy vjeç.

Foden, i cili ka 37 paraqitje, filloi të tre ndeshjet e Anglisë në grup në turne deri tani, duke përfshirë barazimin e së martës me Slloveninë. Skuadra e Gareth Southgate përfundoi në krye të Grupit C me pesë pikë nga tre ndeshje.

Ndeshja e tyre në 1/16 do të zhvillohet në Gelsenkirchen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat