Belgjika, Rumania dhe Sllovakia vazhdojnë tutje në Euro 2024
Kanë përfunduar tashmë dy ndeshjet e grupit E të Kampionatit Evropian të futbollit, aty ku u ballafaquan Sllovakia me Rumaninë që barazuan 1-1 dhe Belgjika me Ukrainën që e mbyllën ndeshjen pa gola (0-0).
Pas raundit të fundit të gjitha skuadrat kanë nga katër pikë, me Rumaninë që është liderë e grupit E, e ndjekur nga Belgjika dhe Sllovakia që po ashtu kualifikohet tutje nga pozita e tretë.
E fundit dhe që eliminohet nga Euro 2024 është Ukraina.