Xhevdet Muriqi: Urime gazeta ‘Bota sot’, asnjëherë nuk e harron gjeneratën e artë

Futboll

Xhevdet Muriqi: Urime gazeta ‘Bota sot’, asnjëherë nuk e harron gjeneratën e artë

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 14:37
Xhevdet Muriqi

Legjenda e futbollit Xhevdet Muriqi ka shprehur fjalë të mëdha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Muriqi i takon gjeneratës së artë të kohës së kapitenit Fadil Vokrri dhe Fadil Muriqi kur shtangën skuadrat e mëdha në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë në vitet e 80-ta.

“Urime 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Gazetë që asnjëherë nuk e harroi gjeneratën e artë.

Gazetë që gjithmonë i kushton rëndësi sportit pavarësisht cila degë është por gjithnjë duke shkruar për të arriturat e tyre.

Gazetë që shtjellon tema të ndryshme sportive. I uroj suksese në vazhdimësi kësaj gazete që është zëri i fuqishëm i sportistëve”, uron Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat