Kujtim Shala: Urime Gazeta ‘Bota sot’ dhe Kemajl Goca, kurrë nuk i harroni legjendat 

Futboll

Kujtim Shala: Urime Gazeta ‘Bota sot’ dhe Kemajl Goca, kurrë nuk i harroni legjendat 

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 11:49
Kujtim Shala

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, me fjalë miradije për 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Shala ka uruar 29 vjetorin e gazetës duke i dëshiruar edhe qindra vite të suksesshme.

Ish futbollisti i Prishtinës së gjeneratës së artë, Partizanit të Beogradit, Lirisë së Prizrenit, Dinamos së Zagrebit, skuadrave elite franceze e gjermane dhe futbollisti i parë shqiptar që veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë më 17 tetor të vitit 1990, në ndeshjen revyale kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën e fituan kroatët me rezultat 2:1 në Maksimir para 30 mijë shikuesve.

“Urime 29 vjetorin ‘Bota sot’.

Jeni shumë profesional me gjithë stafin tuaj, gjithmonë me informata të sakta. Ju ‘Bota sot’ dhe Kemajl Goca, kurrë nuk i harroni legjendat”, ka uruar Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat