Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, me fjalë miradije për 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Shala ka uruar 29 vjetorin e gazetës duke i dëshiruar edhe qindra vite të suksesshme.
Ish futbollisti i Prishtinës së gjeneratës së artë, Partizanit të Beogradit, Lirisë së Prizrenit, Dinamos së Zagrebit, skuadrave elite franceze e gjermane dhe futbollisti i parë shqiptar që veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë më 17 tetor të vitit 1990, në ndeshjen revyale kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën e fituan kroatët me rezultat 2:1 në Maksimir para 30 mijë shikuesve.
“Urime 29 vjetorin ‘Bota sot’.
Jeni shumë profesional me gjithë stafin tuaj, gjithmonë me informata të sakta. Ju ‘Bota sot’ dhe Kemajl Goca, kurrë nuk i harroni legjendat”, ka uruar Shala.