​“Paul Pogba nuk ekziston më, kam vdekur”, çka po paralajmëron ylli francez?

Futboll

​“Paul Pogba nuk ekziston më, kam vdekur”, çka po paralajmëron ylli francez?

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 11:17
Paul Pogba

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba e ka përshkruar vetën si të vdekur.

Pogba e bëri këtë pretendim alarmues pas ndalimit të tij nga futbolli për doping, duke thënë se ai "nuk ekziston më".

Pogba tha se si futbollist, sukseset dhe arritjet e dikujt mund të harrohen në një minutë.

Mesfushori francez aktualisht po vuan një pezullim prej katër vitesh, i cili iu dha për testimin pozitiv për metabolitët e testosteronit në sistemin e tij.

Pogba, aktualisht nën kontratë me Juventusin, bëri një pretendim rrëqethës në një intervistë të fundit, sipas “The Guardian Nigeria”, cituar nga “Sportskeeda”.

Ai tha: “Futbolli është shumë i bukur, por është mizor. Mund të bësh diçka të madhe dhe të nesërmen të jesh askushi. Kam mbaruar, kam vdekur. Paul Pogba nuk ekziston më”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat