Roma sakrifikon yllin e saj për të arritur te Bellanova

Futboll

Roma sakrifikon yllin e saj për të arritur te Bellanova

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 09:41
Objektivi kryesor i Romës për krahun e djathtë të mbrojtjes është italiani Raoul Bellanova

Roma është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për sezonin e ri, pasi aktualët kanë dëshpëruar.

Në fakt Giallorosët kanë pasur tre mbrojtës të krahut të djathtë sezonin e fundit, por asnjëri nga ta nuk ka bindur.

Rasmus Kristensen, Zeki Celik dhe Rick Karsdorp që të tre pritet të largohen nga Giallorosët gjatë verës.

Objektivi kryesor i Romës për krahun e djathtë të mbrojtjes është italiani Raoul Bellanova që ka shkëlqyer sezonin e fundit me fanellën e Torinos.

Granata e vlerëson rreth 25 milionë euro yllin e tyre, shumë që po konsiderohet e lartë nga Roma.

Sipas asaj që ka raportuar Corriere dello Sport, Roma pritet ta mbyllë këtë marrëveshje duke e dërguar talentin e saj Nicola Zalewski te Torino dhe duke i ofruar klubit edhe 10 milionë euro të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat