Merino refuzon Barcelonën

Futboll

Merino refuzon Barcelonën

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 09:17
Mikel Merino

Mikel Merino është një nga mesfushorët më të kërkuar në afatin kalimtar veror.

Mesfushori spanjoll në Euro 2024 po luan me Spanjën pas një sezoni fantastik me fanellën e Real Sociedadit.

28-vjeçari ka qenë lojtari kryesor i skuadrës baske dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane duke përfshirë Barcelonën dhe Arsenalin.

Merino në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Megjithatë lojtari ka refuzuar transferimin te Barcelona, pasi qëllimi është të rikthehet të luajë në Angli.

Mundo Deportivo ka raportuar se Merino nuk dëshiron t’i bashkohet Barcelonës, pasi tanimë ka marrëveshje personale me Arsenalin.

Mesfushori spanjoll ka luajtur edhe më parë në Ligën Premier, ku për dy sezone ka veshur fanellën e Newcastle United, por pa arritur të lë gjurmë.

Arsenali tani duhet të bind Real Sociedadin për të hequr dorë nga mesfushori spanjoll me një ofertë të lartë që duhet të jetë mbi 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat