Media serbe vajton rënien e Serbisë dhe një tifoz që hyri në fushë

Futboll

Media serbe vajton rënien e Serbisë dhe një tifoz që hyri në fushë

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2024 Në ora: 23:08
Pamje nga ndeshja

Serbia ka paketuar valixhet për në Beograd. Serbia është eliminuar në fazën grupore në Kampionatin Evropian.    

Media serbe “Kurir” vajton rënien e Serbisë dhe një tifoz që hyri në fushë.

“Siguria në fushë – futbollistët qëndrojnë dhe shikojnë me mosbesim se çfarë po ndodh.

Pak minuta para përfundimit të ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Danimarkës, ka ndodhur një skandal kur një tifoz ka dalë me vrap në fushë.

Ndeshja u ndërpre menjëherë, dhe i riu u largua nga fusha i shoqëruar nga sigurimi!”, ka shkruar ky farë mediumi duke e vajtuar edhe rënien e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat