Serbia në shtëpi, heshtje në Beograd! Anglia e Sllovenia në festë

Futboll

Serbia në shtëpi, heshtje në Beograd! Anglia e Sllovenia në festë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 qershor 2024 Në ora: 20:45 Përditësuar në ora: 22:51 më 25.06.2024
Pamje nga ndeshja Anglia - Sllovenia

Anglia baras me sllovenët

Danimarka nuk fiton por e eliminon Serbinë nga Kampionati Evropian  në futboll. 

Ky është lajmi më i mirë i mbrëmjes.

Danimarka ka luajtur baras (0:0) me Serbinë.

Serbia paketon valixhet, ndërsa Beogradi është në heshtje.

Anglia e Sllovenia kualifikohen në të tetën e finales së Kampionatit Evropian. 

Anglia - Sllovenia 0:0

Stadiumi "RheinEnergie" në Koln.
Shikues: 45.000. 
Gjyqtar: C. Turpin (Franda.
Kartona të verdhlë:Trippier, Guehi, Foden  - Janzha, Bijol .

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier (Alexander-Arnold 84'), Gallagher (Maino 46'), Rice, Saka (Palmer 71'), Bellingham, Foden (Gordon 89') dhe Kane.
Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Janzha (Balkovec 89'), Gnezda Cerin, Elsnik, Stojanoviq, Mlakar (Gorenc Stankoviq 86'), Sporar (Celar 86') dhe Sheshko (Iliçiç 75').

Danimarka – Serbia 0:0

Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Shikues: 65.000.
Gjyqar: F. Letexier (Franca).
Kartona të verdhë: Wind, Hjulmand  - Milenkoviq, Mitroviq

Danimarka: Schmeichel, Christensen, Vestergaard, Andersen, Bah (Kristiansen 77'), Hjulmand (Delaney 77'), Höjbjerg, Maehle, Wind (Skov Olsen 46'), Eriksen (Poulsen 89') dhe Höjlund (Dolberg 59').
Serbia: Rajkoviq, Velkoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, Iliq (Vllahoviq 67'), Gudel (Joviq 46'), Mijailoviq (Mlladenoviq 73'), A. Zhivkoviq, Samarxhiq (Tadiq 46), Llukiq (Milinkovic-Saviq  89') dhe A. Mitroviq.

Anglia ndahet baras (0:0) me Slloveninë, në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit në Kampionatin Evropian. 

Ballafaqimi mes Anglisë dhe Sllovenisë u përshkruar me një lojë mesatare dhe rrallë e për mall ndonjë gjysmë rast.

Anglezët dëshpëruan me lojë. 

Anglia veç e kishte siguruar kalimin më tej, duke luajtur me një komoditet ndaj sllovenëve. Sllovenisë barazimi i konvenonte, gjë të cilën e ka arritur me meritë. 

Anglia ka përfunduar në vend të parë në Grupin C me 5 pikë, pasojnë Sllovenia me 3, Danimarka 3 dhe Serbia me 2 pikë.

Anglia, e para në grup

(E plotësuar) -90' Minuta e fundit.

87' Minutat e fundit.

80' Anglia luan me qetësi e me komoditet.

77' NUk ka gola në asnjërën ndeshje.

71' Lojë e mirë e sllovenëve.

67' Nuk ka gola as në takimin Danimarka - Serbia.

Anglia - Sllovenia 0:0

Stadiumi "RheinEnergie" në Koln.
Shikues: 45.000. 
Gjyqtar: C. Turpin (Franda.
Kartona të verdhlë:Trippier, Guehi, Foden  - Janzha, Bijol .

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier (Alexander-Arnold 84'), Gallagher (Maino 46'), Rice, Saka (Palmer 71'), Bellingham, Foden (Gordon 89') dhe Kane.
Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Drkushiq, Bijol, Janzha (Balkovec 89'), Gnezda Cerin, Elsnik, Stojanoviq, Mlakar (Gorenc Stankoviq 86'), Sporar (Celar 86') dhe Sheshko (Iliçiç 75').

Danimarka – Serbia 0:0
Stadiumi "Allianz Arena" në Munih.
Shikues: 65.000.
Gjyqar: F. Letexier (Franca).
Kartona të verdhë: Wind, Hjulmand  - Milenkoviq, Mitroviq

Danimarka: Schmeichel, Christensen, Vestergaard, Andersen, Bah (Kristiansen 77'), Hjulmand (Delaney 77'), Höjbjerg, Maehle, Wind (Skov Olsen 46'), Eriksen (Poulsen 89') dhe Höjlund (Dolberg 59').
Serbia: Rajkoviq, Velkoviq, Milenkoviq, Pavlloviq, Iliq (Vllahoviq 67'), Gudel (Joviq 46'), Mijailoviq (Mlladenoviq 73'), A. Zhivkoviq, Samarxhiq (Tadiq 46), Llukiq (Milinkovic-Saviq  89') dhe A. Mitroviq.

65' Një ndeshje jo aq interesante.

61' Slloveniasë i konvenon barazimi.

58' Sllovenia po mbahet mirë.

53' Lojë me ritlm nga Anglia.

52' Lojë e mirë..

48' Ndeshje jo e cilësisë së pritur mes Anglisë dhe Sllovenisë.

Përfundon pjesa e parë.

43' Anglia po orvatet por pa sukses.40' Pa gola në Koln e në Munih.

35' Anglia po tenton të shënojë.

31' Lojë e mirë.

28' Anglia nuk  po tregohet e rrezikshme.25' Pa gola në dy ndeshje.

21' Janzha ndëshkohet me karton të verdhë.

]18' Sllovenia po tregohet energjike.

15' Sllovenia po luam mjaft mirë.

12' Anglia po duket më energjike.8' Anglia niuk po tregon lojë të mirë.

4' Nuk ka gola në asnjërën ndeshje.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Danimarka synon kualifikimin

Danimarka synon kualifikimin!

Ishte një fazë spektakolare, por për fat të keq po shkon drejt fundit, teksa këtë të martë do të mbyllen zyrtarisht edhe dy grupe të tjera, në Euro 2024, me skuadrat e Grupit C, Angli, Slloveni, Danimarkë e Serbi që do të zhvillojnë sfidat e xhiros së tretë, të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Kështu, në “RheinEnergieStadion” të Këlnit, “Tre Luanët” e Gareth Southgate do të përballen me Poloninë, në një përballje që mund t’i sigurojë lehtësisht vendin e parë në Grupin D, me Slloveninë, që deri më tani janë në kuotën e 2 pikëve dhe do të luftojnë për të arritur kualifkimin historik, për më tej.

Në krahun tjetër, Danimarka do të ndeshet me Serbinë, me “Vikingët”, që kërkojnë të vijojnë me spektakël ecurinë e tyre, në finalet e këtij Kampionati Evropian dhe këtë gjë mund ta bëjnë nëse arrijnë të kalojnë Serbinë, me të dyja këto skuadra që kanë nevojë për një fitore për të grumbulluar pikët e nevojshme për të siguruar kalimin më tej. /i.m.

Formacionet zyrtare të takimit Angli - Slloveni, Danimarka mobilizohet kundër Serbisë

Anglia dhe Sllovenia do të përballen sonte në Këln, takim i vlefshëm për Grupin C të Kampionatit Europian 2024.

Anglia vjen nga barazimi 1-1 kundër Danimarkës në takimin e dytë, por kanë arritur edhe të mposhtin Serbinë në ndeshjen e parë. Ishullorët synojnë të tregojnë forcën e tyre me një triumf sot, duke qenë se me danezët treguan shenja jo të mira, për një ekip pretendent që të fitoj të gjithë kompeticionin.

Nga ana tjetër është Sllovenia, që ka treguar shpirt luftarak në 2 ndeshjet e para. 2 barazime në tërësi janë rezultate tepër pozitive për sllovenët, dhe sonte do i mjaftonte sikur edhe 1 tjetër për të siguruar kualifikimin si e treta më e mirë.

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA (4-2-3-1): Pikford; Tripier, Guehi, Stons, Uoker; Rajs, Gallagher; Foden, Bellingham, Saka; Kejn | Trajner: Gareth Sauthgejt.

SLLOVENIA (4-4-2): Oblak; Karniçnik, Drkusiç, Bijol, Janza; Stojanoviç, Gnezda, Elsnik, Mlakar; Shporar, Sheshko | Trajner: Mjataz Kek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat