Pesë gola në sfidën Holandë - Austri! Franca baras me polakët

Futboll

Pesë gola në sfidën Holandë - Austri! Franca baras me polakët

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 qershor 2024 Në ora: 17:52 Përditësuar në ora: 19:54 më 25.06.2024
Pamje nga ndeshja Polonia - Franca

Polonia eliminohet

Ballafaqimi mes Francës dhe Polonisë ka përfunduar baras (1:1).

Barazim që nuk i kreu punë polakëve.

Austria përfundoi në vend të parë me 6 pikë në Grupin D, pasojnë Franca 5, Holanda 4 dhe Polonia 1 pikë. 

Austria, Franca dhe Holanda janë kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Evropian, ndërsa Polonia paketoi valixhet për në Varshavë.

Holanda - Austria 2:3

Stadiumi "Olympia" në Berlin.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).

Shënues: Gakpo (47'), Depay (76') - Malen (6') - autogol), Schmid (59'), Sabitzer (80').

Kartona të verdhë: Wimmer, Posch,

Holanda: Verbruggen - Geertruida, de Vrij, van Dijk, Aké (van de Ven 66') - Schouten, J. Veerman (Simons 35'), Malen (Weghorst 72'), Reijnders (Wijnaldum 66'), Gakpo - Depay.
Austria: Pentz - Posch, Lienhart (Querfeld 62'), Wöber, Prass - Seiwald, Grillitsch (Lahmer 64'), Wimmer (Baumgartner 63'), Sabitzer, Schmid (Weimann 90+2') - Arnautoviq (Gregoritsch  78').

Franca - Polonia 1:1

Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: M. Guida (Italia).
Shikues: 62.000.
Shënues: Mbappe (56') - Lewandowski (79').

Kartona të verdhë: Rabiot - Zalewsk, Probier, Dawidowicz, Swidersk.. 

Franca - Maignan - Koundé, Upamecano, Saliba, Theo - Kante (Griezmann 61'), Tchouamen (Fofana 81')i, Rabiot (Camavinga  61'), Dembelé (Kolo Muani 86'), B. Barcola (Giroud 61') - Mbappe.
Polonia: Skorupski - Bednarek, Dawidowicz, Kiwior - Frankowski, Moder, Zielinski, Zalewski (Skoras 68'), S. Szymanski (Swiderski 68'), Urbanski – Lewandowski.

Në minutën e 11-të, Hernandez në pozitë të volitshme por portieri i Polonisë nuk befasohet.

Në minutën e 34-të, Lewandowski goditi bukur me kokë dhe portieri Maignan e dëboi në korne.

Mbappe nga një pozitë e vështirë e nga afër por nuk e tund portën e Polonisë në minutën e 42-të.

Në minutën e 55-të, futbollisti Jakub Kiwio shkaktoi penallti duke e penguar Dembelen.

Mbappe në minutën e 56-të shënoi nga penalltia, 1:0 për Francën.

Në minutën e 78-të, Robert Lewandowski ka dështuar nga penalltia, e ka pritur portieri Maignan. Penalltia përsëritet pasi që portieri nuk ishte i vendosur si duhet. Lewandowski herën e dytë ishte i saktë dhe 1:1 në minutën e 79-të.

Plot gola në takimin mes Holandës dhe Austrisë. Austriakët befasuan duke e mposhtur Holandën me rezultat 3:2.  

Në minutën e 6-të, Donyell Malen shënoi autogol, 1:0 për Austrinë. 

Në minutën e 23-të, Malen në pozitë të qind për qindtë dhe kur pritej gol, goditja e tij shkoi përskaj shtyllës së majtë të poshtëm të Austrisë. 

Në minutën e 47-të, Cody Gakpo futet brenda 16-shit e me goditje të fortë, mposhti portierin austriak, 1:1. 

Schmid në minutën e 59-të shënoi për 2:1. 

Në minutën e 76-të Holanda ka barazuar me golin e futbollistit Memphis Depay.

Ky gëzim nuk ka zgjatur as 4 minuta, Marcel Sabitzer shënoi për 2:3 në minutën e 80-të.

Austria befason

(E plotësuar) – 88' Holanda afër humbjes.

Holanda - Austria 2:3

Stadiumi "Olympia" në Berlin.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: I. Kruzliak (Sllovakia).

Shënues: Gakpo (47'), Depay (76') - Malen (6') - autogol), Schmid (59'), Sabitzer (80').

Kartona të verdhë: Wimmer, Posch,

Holanda: Verbruggen - Geertruida, de Vrij, van Dijk, Aké (van de Ven 66') - Schouten, J. Veerman (Simons 35'), Malen (Weghorst 72'), Reijnders (Wijnaldum 66'), Gakpo - Depay.
Austria: Pentz - Posch, Lienhart (Querfeld 62'), Wöber, Prass - Seiwald, Grillitsch (Lahmer 64'), Wimmer (Baumgartner 63'), Sabitzer, Schmid (Weimann 90+2') - Arnautoviq (Gregoritsch  78').

Franca - Polonia 1:1

Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Gjyqtar: M. Guida (Italia).
Shikues: 62.000.
Shënues: Mbappe (56') - Lewandowski (79').

Kartona të verdhë: Rabiot - Zalewsk, Probier, Dawidowicz, Swidersk.. 

Franca - Maignan - Koundé, Upamecano, Saliba, Theo - Kante (Griezmann 61'), Tchouamen (Fofana 81')i, Rabiot (Camavinga  61'), Dembelé (Kolo Muani 86'), B. Barcola (Giroud 61') - Mbappe.
Polonia: Skorupski - Bednarek, Dawidowicz, Kiwior - Frankowski, Moder, Zielinski, Zalewski (Skoras 68'), S. Szymanski (Swiderski 68'), Urbanski – Lewandowski.

85' Ndeshjet drejt të fundit.

80' Marcel Sabitzer shënoi, 2:3 për Austrinë.

79 Lewandowski ka dështuar nga penalltia, e ka pritur portieri. Penalltia përsëritet dhe Lewandowski ka shënuar.

76' Holanda ka barazuar me golin e futbollistit Memphis Depay.

70' Ndeshjet të luftuara.

68' Holanda ka presionin e rezultatit.65' Franca në epërsi.

59' Futbollisti Romano Schmid nga 8-9 metra shënoi me kokë pas harkimit të Grillitsch.

Ndeshje të forta.56' Mbappe shënoi nga penalltia, 1:0 për Francën.

55' Futbollisti Jakub Kiwio shkaktoi penallti duke e penguar Dembelen.

52' Franca po sulmon.

50' Franca e do golin.

47' Cody Gakpo futet brenda 16-shit e me goditje të fortë, mposhti portierin austriak, 1:1. 

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

45' Minuta e fundit e pjesës së parë.42' Mbappe nga një pozitë e vështirë e nga afër por nuk e tund portën e Polonisë.

41’ Lojë me ritëm në sfidën Austria – Holandë dhe Francë – Poloni. 

37’ Polonia e do fitoren me çdo kusht.34' Lewandowski goditi me bukur me kokë dhe portieri Maignan e dëboi në korne.

33' Franca po tregon angazhim.

30' Ndshje të forta.

26' Franca aende nuk po shënon.

23’ Malen në pozitë të qind për qindtë dhe kur pritej gol, goditja e tij shkoi përskaj shtyllës së majtë të poshtëm të Austrisë. 22' Austria po luan mjaft mirë.

16' Lojë e fortë mes Polonisë dhe Francës.

14'  Holanda ka presionin.

11’ Hernandez në pozitë të volitshme por portieri i Polonisë nuk befasohet.10' Austria po tregon lojë të mirë.

6' Donyell Malen shënoi autogol, 1:0 për Austrinë.

5' Zielinski dërgon goditje por nuk befasohet portieri francez.

6' Polonia po tregon lojë të mirë.

 4' Lojë e mirë mes Francës dhe Polonisë.

1' Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

Holanda e Austria publikojnë formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja interesante e Euro 2024 mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Austrisë.

Stadiumi “Olympiastadion” në Berlin do të jetë nikoqir i kësaj përballje, e cila i takon Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Holanda barazoi 0:0 me Francën, kurse Austria e mposhti 3:1 Poloninë.

Momentalisht, Holanda kryeson Grupin D me katër pikë, krahas Austrisë që renditet e treta me tri pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Holanda (4-3-3): Verbruggen; Ake, Van Dijk, de Vrij, Geertruida; Veerman, Schouten, Reijnders; Gakpo, Depay, Malen

Austria (4-2-3-1): Pentz; Posch, Wober, Lienhart, Prass; Seiwald, Grillitsch; Wimmer, Sabitzer, Schmid; Arnautovic 

Franca dhe Holanda synojnë fitore

Në orën 18:00 luhen dy ndeshjet e raundit të tretë e të fundit në Grup D, ku pretendentet për dy vendet e para janë Holanda dhe Francë, që kanë nga katër pikë.

Në “Signal Diuna Park” të Dortmundit, “Gjelat” do të kërkojnë fitoren me diferencë golash me Poloninë, për t’u rrëmbyer vendin e parë portokallinjve.

Didier Deschamp në këtë ndeshje ka preferuar të hedhë në fushë nga minuta e parë Kylian Mbappenë, i dëmtuar rëndë në hundë në ndeshjen hapëse me Austrinë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, që zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit, Holanda duhet patjetër të shmangë humbjen ndaj austriakëve për t’u renditur në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat