Neymar: Nuk mund të them emrin e Vinicius

Futboll

Neymar: Nuk mund të them emrin e Vinicius

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 16:11
Neyamr

Neymar Junior nuk është pjesë e kombëtares së Brazilit në “Copa Amerika 2024” për shkak të një dëmtimi të rëndë që prej muajsh e ka mbajtur larg fushës së blertë, megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi sulmuesi i Al-Hilal ka komentuar skuadrën e vendit të tij.

Sipas tij lojtari më i rëndësishëm në ekipin aktual të Brazilit është talenti që luan për Real Madrid, Rodrygo.

“Lojtari kryesor për Brazilin? Për mua është Rodrygo, sepse Vini (Vinicius) do të luajë si gjithmonë mirë, por unë mendoj se Rodrygo është shumë ndryshe.

Ai është një yll dhe fanella me numrin 10 do t’i sjellë atij shumë fat”-u shpreh Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat