Halimi nënshkruan me skuadrën gjermane

Futboll

Halimi nënshkruan me skuadrën gjermane

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 15:15
Besar Halimi

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Besar Halimi do ta vazhdojë karrierën në futbollin gjerman te skuadra nga Bundesliga 3, SV Sandhausen.

Halimi ka ndryshuar ambient, por jo edhe kampionat pasi do të vazhdojë karrierën në nivelin e tretë të futbollit gjerman.

Reprezentuesi i Kosovës ka kompletuar sot (e martë) kalimin nga Hallescher FC te SV Sandhausen, klub ku ka luajtur edhe në të kaluarën.

Është vet faqja zyrtare e klubit gjerman që ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me Halimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat