Zaccagni: Goli më i bukur i karrierës time, tani mendojmë për Zvicrën

Futboll

Zaccagni: Goli më i bukur i karrierës time, tani mendojmë për Zvicrën

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 13:47
Mattia Zaccagni

Mattia Zaccagni ishte heroi i Italisë në ndeshjen kundër Kroacisë, me kampionët e Europës që falë barazimit 1:1 siguruan vendin e dytë në Grupin B dhe kualifikimin.

Pas ndeshjes, Zaccagni tregoi emocionet e tij për golin, por edhe kualifikimin.

“Jam shumë i lumtur, ishte një mbrëmje e veçantë. Jam i lumtur për veten dhe ekipin, por edhe për tifozët.

Nuk ishte aspak një grup i lehtë.

Sapo mbaroi ndeshja po dëgjoja krahasimet me golin e Del Piero-s dhe kjo është fantastike, unë jam rritur duke e parë dhe këto fjalë janë të mrekullueshme për mua.

Për mua ky është goli më i rëndësishëm i karrierës. Tashmë shohim përpara, na pret Zvicra dhe le të shkojmë në atë sfidë për të luajtur gjithçka” – tha Mattia Zaccagni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat