Luka Modriç konfirmon të ardhmen e tij

Futboll

Luka Modriç konfirmon të ardhmen e tij

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 12:15
Asllani e Modriç 

Një ditë pas barazimit 1-1 që Kroacia arriti ndaj Italisë, rezultat që thuajse ka eliminuar ekipin ballkanas, mesfushori Luka Modric ka folur për të ardhmen e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli edhe pse 38 vjeç.

“Do të vijë edhe momenti kur unë do të detyrohem të tërhiqem nga futbolli, por ende nuk e di se kur do të vijë kjo ditë”, u shpreh kroati, që u bë futbollisti më i vjetër në moshë që shënon në një Europian.

“Kjo ishte një nga ndeshjet më të pafat të karrierës time. Kjo është një ditë e trishtë për mua dhe kombëtaren, por unë nuk ndalem këtu“, tha Modric.

“Për momentin do të vazhdoj të luaj, kjo është e sigurtë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mesazhet dhe përgëzimet”, tha mesfushori, që ka rinovuar edhe për një vit me skuadrën e Real Madrid, me të cilën fitoi titullin dhe Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat