Mediat kroat akuzojnë:Inspektor i policisë që dërgojë Kroacinë në shtëpi

Futboll

Mediat kroat akuzojnë:Inspektor i policisë që dërgojë Kroacinë në shtëpi

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 11:58
Danny Makkelie

Mediat kroate po e akuzojnë gjyqtarin e ndeshjes Kroaci-Itali, Danny Makkelie si njeriun më meritor për eliminimin e tyre nga “Euro 2024”.

Sipas tyre, gjyqtari holandez nuk ka kryer grabitje me arme në ndeshje, por me referimin e tyre ka bërë që Krocia të shkojë në shtëpi. Ata kanë nënvizuar edhe vërejtjen e Daliqit se “nuk është e qartë se nga kanë ardhur edhe tetë minuta shtesë”.

Sipas mediave kroate, që nga fillimi është parë që Makeli ka anuar nga Italia duke mos referuar faulle të dukshme. Sipas tyre, skandali më i madh ishte referimi i 8 minutave lojë shtesë.

“Të gjitha dyshimet tona u konfirmuan nga holandezi në fund të minutës së 90-të, kur tregoi tetë minuta vazhdime të pashpjegueshme.

Gjatë vazhdimit gjashtë herë janë bërë zëvendësime të lojtarëve, çka sjell tre minuta kohë vazhdimi. Kontrolli VAR për penalltinë nuk zgjati shumë, jo më shumë se dy minuta.

Si rregull, kjo do të thotë pesë minuta kompensim.

Gjashtë minuta do t’i pranonim normalisht, sepse kishte disa “vjedhje” të vogla të kohës. Shtatë minuta pushim ishte tashmë e papranueshme, dhe tetë – përtej çdo logjike arbitri” thuhet në analizë e gazetës “Jutarnji List”.

“Dani Makkelie është një inspektor policie, ai është i famshëm në UEFA si i preferuari i madh i Pierluixhi Kollina , kreut të arbitrave evropian.

A e delegoi Kollina drejtpërdrejt Makeli-n për ndeshjen me Kroacinë? Ne nuk e dimë këtë, por Makelie njihet si i besuari i Kollinës” thuhet në analizën e mediave kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat