6 muaj zgjat aventura te Dinamo

Futboll

6 muaj zgjat aventura te Dinamo

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 11:36
Dinamo

Ardit Tahiri nuk do të jetë më pjesë e Dinamos për sezonin e ri.

Sulmuesi ka tërhequr dokumentacionin nga klubi dhe tashmë është zyrtarisht lojtar i lirë në treg.

21-vjeçari mbyll kështu aventurën e tij te “Blutë” pas vetëm 6 muajsh. Sulmuesi u transferua te 18 herë kampionët në merkaton e janarit, teksa luajti në 8 ndeshje, në total 260 minuta. 

Gjatë kësaj periudhe ia doli të shënonte vetëm 1 gol në Superiore. Interesimet për të nuk mungojnë, teksa mbetet të presim për të mësuar se ku do të jetë e ardhmja e sulmuesit nga Vushtria për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat