“Kemi bërë disa gabime, por kjo eksperiencë të rrit”, kapiteni Gjimshiti pas ndeshjes me Spanjën ka dy fjalë për tifozët kuqezi

Futboll

“Kemi bërë disa gabime, por kjo eksperiencë të rrit”, kapiteni Gjimshiti pas ndeshjes me Spanjën ka dy fjalë për tifozët kuqezi

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 09:20
Berat Gjimshiti

Spanja fitoi minimalisht 1-0 ndaj Shqipërisë. Me këtë fitore Spanja e mbylli grupin me pike të plota, ndërsa kombëtarja jonë e përdundoi aventurën në vendin e 4-të, me vetëm 1 pikë.

Në përfundim të sfidës, lideri I mbrojtjes edhe në këtë sfidë, Berat Gjimshiti, analizoi sfidën ndaj Spanjës.

“Janë shumë gjëra, nuk di ku ta filloj. E filloj nga ekipi dhe stafi. Jam i lumtur përsa i përket performancës në fushë, jo për ndeshjen e parë sepse emocione. Me kroatët meritonim fitore, dhe sot barazim ishim në lojë. Falenderoj gjithë tifozët që na kanë përkrah kaq shumë.

Gjëja më e rëndësishme të shihnim përpara. Kemi bërë disa gabime, po kjo është eksperiencë që të rrit. Kemi shumë për herë të parë në Europian siç jam dhe unë”, u shpreh Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat