Southgate pritet ta bëjë një ndryshim të madh në formacion ndaj Sllovenisë

Futboll

Southgate pritet ta bëjë një ndryshim të madh në formacion ndaj Sllovenisë

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 08:02
“Tre Luanët” do ta vazhdojnë kampanjën e tyre nr sot në përballje me Slloveninë

Gareth Southgate pritet që të bëjë një ndryshim të madh në formacionin startues të Anglisë në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e grupeve ndaj Sllovenisë.

Anglia ka katër pikë në Grupin C, pasi kanë mposhtur Serbinë dhe kanë barazuar ndaj Danimarkës në ndeshjen e tyre të fundit.

“Tre Luanët” do ta vazhdojnë kampanjën e tyre sot në përballje me Slloveninë teksa synojnë të kualifikohen tutje si lider të grupit.

Pas duelit në Koln, Southgate pritet ta zëvendësojë Trent Alexander-Arnoldin me Conor Gallagher. Kjo sipas gazetarit David Ornstein, i cili pretendon se Gallagher do të bëhet pjesë e formacionit startues.

Mesfushori i Chelseat është paraqitur në të dyja ndeshjet deri më tani në Kampionatin Evropian, por duke u futur nga banka rezervë.

Ai pra pritet që për herë të parë ta nis nga fillimi një ndeshje, me Southgate që me gjasë do t’i jap fund “eksperimentit” me Alexander-Arnold në mesfushë.

Alexander-Arnold ishte kritikuar për paraqitjet e tij në mesfushë, ndërsa Declan Rice kishte dalur në mbështetje të tij.

24-vjeçari ka luajtur në 39 ndeshje në të gjitha garat për Chelsean sezonin e kaluar dhe numëron 15 paraqitje për Anglinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat