“Kualifikimin e humbëm ndaj Kroacisë”, Strakosha: Me Spanjën nuk kishim besim, tani mendojmë për t’u futur në...

Futboll

“Kualifikimin e humbëm ndaj Kroacisë”, Strakosha: Me Spanjën nuk kishim besim, tani mendojmë për t’u futur në...

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 07:00
Strakosha

Tomas Strakosha zhvilloi paraqitje mbreslenëse në këtë Europian me Shqipërinë, duke rezultuar një nga futbollistët më të spikatur për Kombëtaren kuqezi.

Gardiani 29-vjeçar foli pas humbjes ndaj Spanjës, teksa në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, u shpreh se kualifikimin kuqezinjtë e humbën në ndeshjen me Kroacinë. Gjithashtu Strakosha deklaroi se nga mbrapa dukej sikur ekipi nuk kishte besim.

“Ky Europian më lë shije të këqija. Kemi merituar të kualifikoheshim. Më vjen gjynah për tifozët dhe për ne. Tani mendojmë për Nations League dhe të kualifikohemi në Botëror. Mendoj se kualifikimin e kemi humbur me Kroacinë. Humbëm ndaj Italisë, mendoj se kualifikimin e humbëm ndaj Kroacisë.

Ndaj Spanjës, nuk kishim besim. Kjo u duk nga mbrapa. Spanja është Spanja. Krijuam raste, por nuk ishim konkretë.”, deklaroi Strakosha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat