SHBA e nis me fitore “Copa America”

Futboll

SHBA e nis me fitore “Copa America”

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 06:08
Foto ilustrim

Nikoqirja e edicionit të 47-të e “Copa America”, Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e nisi me fitore turneun.

Kombëtarja e Bolivisë, e drejtuar nga trajneri Zago, nuk ishte aspak konkurruese dhe mund të jetë e kënaqur që humbi vetëm 2:0.

Futbollisti i Milanit, Christian Pulisic zhbllokoi rezultatin në fazat e hershme dhe ua lehtësoi punën bashkëlojtarëve. Që në minutën e tretë, bolivianët u detyruan ta ndjekin epërsinë e kundërshtarit.

Kur të gjithë menduan se në pushim do të shkohej me 1:0,  Folarin Balogun shënoi edhe golin e dytë në minutën e 44-t dhe i dha fund të gjitha shpresave të bolivianëve.

Vea dhe McKenney patën raste për golin të tretë në pjesën e dytë, por nuk ishin efikas para portës kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat