Shpërthen babai i Ardian Ismajlit fill pas eliminimit të Shqipërisë

Futboll

Shpërthen babai i Ardian Ismajlit fill pas eliminimit të Shqipërisë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 23:55
Ardian Ismjali

Shqipëria u eliminua sonte nga Kampionati Evropian duke fituar vetëm një pikë nga tri ndeshjet e grupit.

Ilmi Ismajli, babai i mbrojtësit të kombëtares, Ardian Ismjalit, ka reaguar menjëherë në Facebook në një postim që mund të lidhet me situatën e Ismajlit gjatë këtij Evropiani.

Ai nuk u inkuadrua as edhe një minutë në tri përballjet e grupit ndonëse ishte kyç në fushatën kualifikuese të Kuqezinjve në këtë garë.

“Ardian, bëhu i qëndrueshëm dhe i fortë për këtë padrejtësi, për këtë tradhti, të jeni krenar për çdo gjë që keni dhënë për kombëtaren sepse e kemi detyrim!”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

“Zoti i shkatërroftë të gjithë ata që ta vodhën ëndrrën qysh nga fëmijëria të cilën ma tregoje…”

“Të pabesët, tradhtarët, u munduan ta ndalnin diellin që të mos ndriçojë, por mjeranët nuk e kuptuan se diellin mund ta ndalë vetëm Krijuesi i tij!”

“Je i qetë se ditë të bardha dhe karrierë të madhe jeni duke pritur, është shumë afër…|

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat