Torres pas fitores ndaj Shqipërisë: Jemi një familje e bashkuar

Futboll

Torres pas fitores ndaj Shqipërisë: Jemi një familje e bashkuar

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 23:41
Ferran Torres

Golashënuesi i vetëm në ndeshjen Spanjë-Shqipëri (1:0), Ferran Torres, i cili njëherësh u shpall lojtari më i ndeshjes, ka thënë se uniteti që ekziston brenda ekipit spanjoll mund të sjellë sukses në këtë Evropian.

"Ne kemi një rrugë përpara për të bërë dhe po luajmë në mënyrë fenomenale. Ne jemi një familje, shumë e bashkuar", tha Torres.

Ai theksoi se roli i rezervistëve është kyç dhe se konkurrenca brenda skuadrës është e shëndetshme, duke i bërë gjërat të vështira për trajnerin kur duhet të zgjedhë formacionin.

Kur foli për emocionet që ndjen kur vesh fanellën e Spanjës, Torres tha: "Kur vesh fanellën e Spanjës, ndihem sikur po luaj për të gjithë, për familjen time dhe për njerëzit rreth meje që më mbështesin. Jam krenar që e vesh këtë fanellë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat