Renditja dhe verdiktet e Grupit B, ja me kë do të ndeshet Italia në fazën e 1/8-ave

Futboll

Renditja dhe verdiktet e Grupit B, ja me kë do të ndeshet Italia në fazën e 1/8-ave

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 23:23
Italia

Grupi B u mbyll me disfatën e Shqipërisë ndaj Spanjës dhe barazimin dramatik të Italisë dhe Kroacisë.

Kështu Spanja e mbyll Grupin si kryesuese me pikë të plota, ndërsa Italia renditet e dyta me 4 pikë. Kroacia në vendin e tretë me 2 pikë, por e eliminuar, ndërsa Shqipëria në vendin e fundit me 1 pikë.

Spanja pritet të mësojë kundërshtarin e radhës, që do të jetë një nga katër vendet e treta më të mira, ndërsa Italia do të ketë përballë Zvicrën.

Takimi do të luhet në Berlin më 29 qershor në Berlin, në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat