Shqipëria nuk e fiton sfidën si finale me Spanjën, paketon valixhet! Ky është fati i Kroacisë

Futboll

Shqipëria nuk e fiton sfidën si finale me Spanjën, paketon valixhet! Ky është fati i Kroacisë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 qershor 2024 Në ora: 20:42 Përditësuar në ora: 22:49 më 24.06.2024
Pamje nga ndeshja

Shqipëria eliminohet nga Kampionati Evropian

Shqiptaria nuk e ka fituar ndeshjen si finale në përballje me Spanjën dhe përfundimisht paketoi valixhet për në shtëpi.

Spanja ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Shqipërisë, në takimin që u zhvillua në stadiumin në Dusseldorf,

Atmosferë madhështore, tifozët kuqezi i dhanë përkrahje të madhe futbollistëve shqiptarë por pa forcë ndaj Spanjës gjithmonë të papërshtatshme. 

Shqipëria - Spanja 0:1

Stadiumi "Merkur Spiel-Arena" në Dusseldorf.
Gjyqtar: G. Nyberg (Suedia).
Shikues: 45.000.

Shënues: Torres (13').

Kartona të verdhë: Bajrami, Berisha - Vivian..

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asan )Muçi 81')i, Laçi (M. Berisha 71'), Bajrami (Hoxha 70') dhe Manaj (Broja 59')..
Spanja: Raya, Jesus Navas, Vivian, Laporte (Le Normand  46'), Grimaldo, Zubimendi, Merino, Dani Olmo (Baena 84), Ferran Torres (Yamal 73'), Joselu (Morata 72') dhe Oyarzabal (Lopez 62').

Në minutën e 12-të, futbollisti Mikel Merino goditi me kokë dhe mezi e ndal portieri Strakosha.   

Në minutën e 13-të, mbrojtja e Shqipërisë në gjumë dhe Ferran Torres brenda 16-shit duke goditur me gjakftohtësi ka shënuar në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.

Në fund të pjesës së parë, në minutën e 45-të, Kristjan Asllani nga rreth 18-19 metra lëshoi një predhë por portieri spanjoll mezi e ndal duke shpëtuar portën e tij.

Në minutën e 66-të, Armando Broja brenda 16-shit goditi fuqishëm megjithatë portieri spanjoll ka treguar cilësitë e tija.

Në minutën e 77-të, Kristjan Asllani godit bukur por për fat të keq të tij topi shkoi përskaj shtyllës së majtë të rivalit.

Kroacia dështon në fund duke luajtur baras (1:1) me kampioninn në fuqi të Evropës, Italinë.

Në minutën e 54-të Luka Modriç dështoi nga penalltia, gjuajtjen e tij në këndin e poshtëm të majtë e ka pritur portieri Donnarumma por pas pak sekondave i njëjti futbollist nga afërsia ka shënuar për 1:0.

Në minutën e 90+7, Mattia Zaccagni ka realizuar për rezultatin 1:1 dhe kualifikoi Italinë.

Spanja përfundon në vend të parë me 9 pikë në grupin B, pasojnë Italia me 4, Kroacia me 2 dhe Shqipëria me 1 pikë.

Spanja dhe Italia janë kualifikuar në të tetën e finales, duke iu bashkuar Gjermanisë, Zvicrës, Anglisë, Francës, Holandës e Portugalisë. Kroaxia duke se paketon valixhet për në shtëpi.

Torres, autor i golit

(E plotësuar) - 88' Minutat e fundit.

Shqipëria - Spanja 0:1

Stadiumi "Merkur Spiel-Arena" në Dusseldorf.
Gjyqtar: G. Nyberg (Suedia).
Shikues: 45.000.

Shënues: Torres (13').

Kartona të verdhë: Bajrami, Berisha - Vivian..

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asan )Muçi 81')i, Laçi (M. Berisha 71'), Bajrami (Hoxha 70') dhe Manaj (Broja 59')..
Spanja: Raya, Jesus Navas, Vivian, Laporte (Le Normand  46'), Grimaldo, Zubimendi, Merino, Dani Olmo (Baena 84), Ferran Torres (Yamal 73'), Joselu (Morata 72') dhe Oyarzabal (Lopez 62').

85' Shqpëria në presion.

81' Shqipëria po lufton.

77'  Kristjan Asllani godit bukur por për fat të keq të tij topi shkoi përskaj shtyllës së majtë të rivalit.

75' Shqipëria nuk po e gjen golin.

73' Edhe 17 minuta lojë edhe 17 minuta shpresë për kuqezinjtë.70' Spanja po mbrohet e Shqipëria po sulmon.

66' Broja goditi fuqishëm por portieri spanjoll nuk lejon gol.

64' Shqipëria nuk po vije deri të rasti.

60' Lojë e fortë.57' Lojë e mirë mes Shqipërisë e Spanjës.

54' Spanja në epërsi.

50' Shqipëria ka presionin e madh.

48' Shqipërisë i duhet përmbysja.

46' Lojë e mirë.Përfundon pjesa e parë.

45' Kristjan Asllani nga rreth 18-19 metra lëshoi një predhë dhe portieri spanjoll mezi e ndali.

42’ Lojë e nivelit të lartë.

40’ Kuqezinjtë po luftojnë për të barazuar rezultatin.

37' Spanja po sulmon.35' Po luftohet me mish e më shpirt.

32’ Shqipëria po tenton por pa sukses.

30’ Lojë e hapur por Shqipëria nuk po vjen deri të rasti.

27' Lojë me rivalitet.25' Spanja po luan me qetësi.

22’ Shqipëria të sulmojë se vetëm fitorja e çon më tej. Hajde Shqipëri.

20’ Shqipërisë i duhet me çdo kusht fitorja. 

16’ Shqipëria ka presionin.

13' Mbrojtja e Shqipërisë në gjumë dhe Ferran Torres me gjakftohtësi ka goditur dhe shënuar për 0:1.

12' Futbollisti Mikel Merino godit me kokë dhe mezi e ndali Strakosha.

10’ Shqipëria po e dikton ritmin e lojës.

7’ Për Shqipërinë është si finale kjo ndeshje.4’ Shqipëria po sulmon në drejtim të portës së Spanjës.

2' Shqipëria e ka nisur mirë

1' Fillon ndeshja.Gjithçka gati.

Ppublikohen formacionet e sfidës Shqipëri - Spanjë

Ppublikohen formacionet e sfidës Shqipëri - Spanjë!

Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.

Sa i përket formacioneve, tekniku Sylvinho ka vendosur t’i rreshtojë “Kuqezinjtë” me formulën e zakonshme, ku në portë është vendosur Strakosha. Në krahët e mbrojtjes janë Ivan Balliu e Mario Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Ajeti dhe kapiteni Gjimshiti. Në mesfushë janë vendosur Ramadani, Qazim Laçi e Kristjan Asllani, ndërsa në sulm vendosen Asani, Bajrami e Rey Manaj.

Në krahun tjetër, Luis de la Fuente i ka pozicionuar të tijët në fushë po me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Raya, në mbrojtje Grimaldo, Laporte, Vivian e Jesus Navas. Mesfusha me tre përbëhet nga Mikel Merino, Dani Olmo e Zubimendi, ndërsa në sulm janë vendosur Ferran Torres, Joselu dhe Oyarzabal.

Shqipëria e ka si finale me Spanjën

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Ervin Skela shfaqi emocionet që po përjetojmë të gjithë përpara fillimit të Shqipëri-Spanjë (21:00), teksa u shpreh:

“Ndihem si këta çunat. Shumë emocione. Këta djem na kanë bërë shumë krenarë. Kënaqësi e jashtëzakonshme. Me një xhelozi të shëndetshme them që doja të isha edhe unë sot. Por uroj që këta djem të na bëjnë shumë krenarë.

Kjo tifozeri shqiptare ka treguar në rrugë, në gjithë Gjermaninë. Kemi fituar Europianin tonë me këta tifozë.

Ka ardhur momenti që Shqipëria të bëjë hapin tjetër. Dimë të lozim shumë mirë futboll, edhe në një grup të vështirë.

Kush e mendonte përpara disa viteve që do të mendonim mundësinë e fitores ndaj Spanjës…

Balliu titullar? Mendoj që trajneri ka menduar faktin që Balliu luan në Spanjë dhe e njeh futbollin spanjoll. Është lojtar teknik, mua më pëlqen shumë.

Shpresoj të jemi shumë kompakt, pasi Spanja është e frikshme me topin. Por të shkojmë edhe përpara.

Manaj? Trajneri pa që Manaj luajti shumë mirë ndaj dy mbrojtëseve kroatë. Të kemi kujdes me vertikalizimet e spanjollëve. Ata kanë ndryshuar, luajnë më shumë në thellësi.

Ramadani më pëlqen shumë me shpirtin e tij luftarak.

Unë titullar? Mendoj se po, do të kisha vend në këtë ekip.

Parashikimi? 1-0 për Shqipërinë”, deklaroi një ndër lojtarët me më shumë klas që ka veshur fanellën kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat