Dybala pret Romën, por Manchester United gati të ndërhyjë

Futboll

Dybala pret Romën, por Manchester United gati të ndërhyjë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 16:37
Paulo Dybala

Paulo Dybala ende nuk është thirrur nga Roma për të nisur negociatat për rinovimin, që do të eliminonte klauzolën që do të hynte në fuqi në muajin korrik.

Sipas asaj që raportohet nga “Il Messaggero”, çdo klub ndërkombëtar do të mund ta marrë atë për 12 milionë euro. Drejtuesit, duke filluar nga CEO, Lina Souloukou, dhe kreu i ri i zonës teknike, Florent Ghisolfi, po studiojnë se çfarë të bëjnë, duke marrë parasysh edhe mendimin e Daniele De Rossit.

Agjenti i Dybalas pret një telefonatë kur Roma të fillojë përgatitjen e saj në Trigoria, por ndoshta më herët Manchester United, siç shkruajnë në Argjentinë, hedh hapin duke vendosur paratë e kërkuara në tryezë.

Djajtë e Kuq janë të interesuar, veçanërisht për faktin se trajneri Erik ten Hag është ai që dëshiron “playmaker”-in. Premier League e josh lojtarin, edhe nëse paga prej më shumë se 6.5 milionë euro në vit step disi emrat e mëdhenj.

Në sezonin 2023-2024 Dybala luajti 39 ndeshje, nga të cilat 28 në Serie A, 9 në Europa League dhe 2 në Kupën e Italisë, duke shënuar 16 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat