Neymar shpërfill Endrickun kur përzgjedh brazilianin që do ta “pushtojë” botën e futbollit

Futboll

Neymar shpërfill Endrickun kur përzgjedh brazilianin që do ta “pushtojë” botën e futbollit

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 16:27
Neymar, Endrick

Neymari ka emëruar yllin e ardhshëm brazilian i cili së shpejti pritet të shkëlqejë me paraqitjet e tij dhe ai nuk është Endrick.

Real Madridi e mbylli marrëveshjen për të transferuar Endrick nga Palmeiras për shumën e 51 milionë eurove. Sensacioni 17-vjeçar ka bërë emër në Brazil me mënyrën se si i finalizon aksionet.

Ai është bërë vetëm lojtari i dytë në histori të Brazilit pas Peles i cili shënon në dy paraqitje radhazi para se të mbush 18-vjet, duke gjetur golin ndaj Anglisë dhe Spanjës.

Por, Neymar beson se një tjetër talent brazilian mund ta tejkalojë Endrickun.

Ylli i Al Hilalit zgjodhi Estevao Willian kur iu shtrua pyetja se cili futbollist brazilian do të shndërrohet në një super yll.

“Mendoj se Estevao i Palmeiras është një talent i madh që po zhvillohet në futbollin brazilian. Unë mendoj se ai do të jetë një gjeni”.

“Ka kaluar kohë e gjatë prej se kemi pasur lojtarë me talent kaq të madh, por Brazili tani ka një gjeneratë spektakolare”, ka thënë Neymar

32-vjeçari nuk është braziliani i vetëm që ka thënë fjalë të mëdha për Estevaon pasi edhe ish-mesfushori Branco, dikur fitues i Kupës së Botës, beson se Estevao është lojtari më i mirë që ka Brazili që prej Neymarit.

“Në vitin 2026 Brazili do të jetë shumë i fortë, do të kenë fuqi, shpejtësi dhe kualitet. Estevao për mua, me gjithë respektin për të tjerët, është diçka që nuk e kam thënë por që prej Neymar, ai është lojtari më i mirë që ka lindur në Brazil”, është shprehur ai.

Estevao do t’i bashkohet Chelseat verën e ardhshme pasi u pajtua për një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin për 28 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat