“Do ishte mirë të kishim Italinë përballë”, Sommer flet pas ndeshjes me Gjermaninë

Futboll

“Do ishte mirë të kishim Italinë përballë”, Sommer flet pas ndeshjes me Gjermaninë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 15:38

“Helvetët” e Zvicrës e mbyllën më së miri rrugëtimin e tyre, në fazën e grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas barazuan, ndaj “Pancerave” gjermanë, duke “blinduar” kështu vendin e dytë, në Grupin A dhe tashmë janë në pritje të përfundimit të sfidave, të Grupit B, për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë, “Helvetët” do të përballen me “Të Kaltërit” e Italisë, në raundin e 1/16-ve, gjë që “ekzalton” portierin, Yann Sommer, me këtë të fundit, i cili ka bërë një koment të shkurtër për mediat, pas barazimit ndaj Gjermanisë, teksa e konsideroi si një kënaqësi, mundësin për t’u përballur me kampionët në fuqi të Evroëps, në raundin tjetër.

“Ndeshje e mirë, shpirt i madh kundër një kundërshtari shumë të fortë.

Të kishim Italinë përballë në raundin tjetër, do të ishte mirë, apo jo? Do të përgatitemi sa më mirë. Unë njoh shumë lojtarë të Italisë, do të ishte kënaqësi”,- u shpreh “gardiani” i “Zikaltërve” të Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat