Kjo është gjendja e futbollistit hungarez që humbi ndjenjat në fushë

Futboll

Kjo është gjendja e futbollistit hungarez që humbi ndjenjat në fushë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:24
Sulmuesi hungarez Barnabas Varga

Sulmuesi hungarez Barnabas Varga është në gjendje stabile në spital pasi u transportua me barelë pas një përplasjeje në ajër me portierin skocez Angus Gunn në ndeshjen e së dielës mbrëma në Euro 2024.

Varga pësoi një thyerje të kockës së faqes dhe do të ketë një operacion, tha menaxheri i Hungarisë Marco Rossi për BBC Sport.

“Varga është në rregull”, tha Rossi. “Fatkeqësisht ai do të operohet sepse pësoi një frakturë. Do të shohim [çfarë do të ndodhë]. Nëse përparojmë në turne, me siguri ai nuk do të jetë me ne.”

Duke folur në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, Rossi shtoi se Varga ishte në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat