Përplasi keq kokën dhe humbi ndjenjat në fushë, zbulohet gjendja e Varga-s

Futboll

Përplasi keq kokën dhe humbi ndjenjat në fushë, zbulohet gjendja e Varga-s

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 00:01
Pamje

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së rëndë që pësoi në kokë.

Një situatë që solli ndërprerjen e menjëhershme të ndeshjes në minutën e 70’, ndërsa u desh ndërhyrja e shpejtë e mjekëve për të shpëtuar lojtarin e Hungarisë, i cili u nxor me barelë nga fusha e lojës.

Së fundmi janë bërë me dije detaje të reja nga gjendja e 29-vjeçarit, i cili raportohet se është në gjendje të qëndrueshme në një nga spitalet e Stuttgart-it.

Varga raportohet se kishte hapur sytë dhe kishte qëndruar ulur për gati 10 minuta para se të largohej me barelë nga fusha.

“Gjendja e Barnabas Varga është stabël! Lojtari është aktualisht në një spital në Stuttgart! Ne do t’ju informojmë menjëherë nëse ka ndonjë lajm për gjendjen e tij!”-bën me dije Federata Hungareze e Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat