Juventus tjetër ofertë për Rabiotit

Futboll

Juventus tjetër ofertë për Rabiotit

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 23:58
Pamje nga një ndeshje

Juventusi po bën të pamundurën për të rinovuar me Adrien Rabiot, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Mesfushori francez del lojtar i lirë javën e ardhshme, ndërkohë që drejtuesit e bardhezinjve kanë gati një kontratë 2-vjeçare për të.

Me mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2027, kontrata nga e cila paga sezonale e Rabiot do të shkonte në 7.5 mln euro.

Gjithsesi, bindja e nënës së 29-vjeçarit, e cila bën edhe rolin e menaxherës, nuk do të jetë aspak mision i thjeshtë.

Edhe trajneri i ri Thiago Motta ka kërkuar me ngulm qëndrimin e Rabiot, me të cilin përveç vlerësimit si lojtar ka edhe një raport miqësie të nisur që nga koha e PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat