Granit Xhaka habit: Kur të shohim gjermanët që po festojnë për barazim...

Futboll

Granit Xhaka habit: Kur të shohim gjermanët që po festojnë për barazim...

Nga: K.G. Më: 23 qershor 2024 Në ora: 23:47
Granit Xhaka

Zvicra sonte ka treguar zemër të madhe në duel me Gjermaninë dhe për një fije të flokut i ikë fitorja nga duart!

Zvicra ka luajtur baras (1:1) me Gjermaninë në tamimin që u zhvillua në stadiumin në Frankfurt.

Një Zvicër që dha maksimumin me kapitenin Granit Xhaka, ndërsa Xherdan Shaqiri fare nuk u aktivizua.

Në minutën e 28-të, Zvicra avancoi me goline Ndoye por fitoren ia mohoi zëvendësuesi Fullkrug duke shënuar në minutën e 90+2.

Gjermania përfundoi e para në Grupin A me 7 pikë dhe Zvicra në të dytin me 6 sosh, të dyja u kualifikuan në të tetën e finales.

Granit Xhaka ka befasuar me deklaratë për televizionin zviceran “SFR”. 

 “Mendoj se kur të shohim gjermanët që po festojnë për barazim, mund të jemi krenarë me veten. Nuk është e lehtë me ekipe si Gjermania.

Por goli në minutat shtesë lëndon. Natyrisht duhet të komplimentohet edhe kundërshtari.

Por mbi të gjitha duhet të jemi krenarë me veten.

Secili ka luftuar për secilin dhe ka vrapuar për tjetrin. Gjithnjë kemi thënë se duhet të jetë ditë shumë e mirë, se duhet të shkojmë në limite. Dhe kur e bëjmë këtë mund të mposhtim të gjithë, Spanja, Italia, Shqipëria apo Kroacia mund të pasojnë tani. Shumë presin pasime dhe gjëra të tilla nga unë. Por unë mund të luaj edhe kundër topit.

Trajneri e ka përgatitur ekipin shumë mirë për këtë ndeshje. Kemi bërë hapin e parë dhe tani po shikojmë drejt të tetës së finales”, ka thënë Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat