Momentet dramatike të ndeshjes Skoci - Hungari

Futboll

Momentet dramatike të ndeshjes Skoci - Hungari

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 23:34
Pamje

Një moment dramatik u regjistrua në minutën e 67-të në duelin mes Skocisë dhe Hungarisë. Sulmuesi hungarez Varga humbi ndjenjat në fushë, pas një përplasje me portierin kundërshtar Dun.  

Varga qëndroi në tokë për disa minuta, teksa u transportua më pas me barelë, për të marrë ndihmën mjekësore më të specializuar.  

Në momentin e transportimit, Varga u mbulua me çarçafë të shumtë, teksa shokët e skuadrës shpërthyen në lot, të shqetësuar për gjendjen e tij.  

Më pas Hungaria fitoi ndeshjen vendimtare kundër Skocisë falë golit të Ksoboth në minutën e 100-të .

Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni Szoboszlai dhe shokët e tij shfaqën një fanellë të Vargës dhe ia dedikuan fitoren atij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat