Shaban Tërstena: Me fitore eventuale të Shqipërisë ndaj Spanjës futet në histori

Futboll

Shaban Tërstena: Me fitore eventuale të Shqipërisë ndaj Spanjës futet në histori

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 21:09
Shaban Tërstena dhe Reshat Ibraimi

Të gjithë janë në pritje të përballjes së nesërme mes Shqipërisë dhe Spanjës (21.00).

Për Shqipërinë fitorja është jetike sepse do të kualifikojë në të tetën e finales së Kampionatit Evropian në futboll.

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, kampioni olimpik në vitin 1984, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, do fitoren e kuqezinjve ndaj “Furisë së Kuqe”. 

Për të analizuar Euro 2024 në Gjermani, në studion e emisionit “Goli i Europianit” në Open-TV, ka qenë i ftuar Shaban Tërstena, kampion olimpik në mundje.

 “Shqipëria duhet me luajt me zemër deri në sekondat e fundit

Me fitore eventuale ndaj Spanjës futet në histori”, tha mes të tjera Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat