Shpëtim Duro: Ja avantazhet e Shqipërisë ndaj Spanjës

Futboll

Shpëtim Duro: Ja avantazhet e Shqipërisë ndaj Spanjës

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 21:01
Shpëtim Duro

Shqipëria do të provojë të kalojë grupet e Europianit, teksa matematikisht mund të arrijë objektivin, edhe me një barazim ndaj Spanjës, synim ky i vështirë, pasi në këtë rast gjithçka do varej edhe nga skuadrat e tjera.

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në “Euro 24” në News 24, tregoi këndvështrimin e tij për këtë mundësi dhe për Spanjën.

“Dënim i Dakut – Situata të tilla nuk tolerohen, sidomos kur është një eveniment i madh. Vendimi është i drejtë.

Kalimi i mundshëm me 2 pikë- Elementi pozitiv është fakti se kemi shënuar gola.

Sylvinho– Ai është entuziast për shkak të disa rezultateve të mira. Përformanca pozitive e kombëtares tonë deri më tani. Ka avantazh për ne sepse mungojnë 3-4 lojtarë te Spanja” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat