Ja sa ka gjasa Shqipëria për t’u kualifikuar

Futboll

Ja sa ka gjasa Shqipëria për t’u kualifikuar

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 20:38
Shqipëria

Ja sa ka gjasa Shqipëria për t’u kualifikuar!

Përpara raundit final të ndeshjeve të grupeve të Euro 2024, janë publikuar edhe parashikimet më të fundit të turneut nga superkompjuteri Opta. Interesant është fakti se skuadra me përqindjen më të lartë për ta fituar Europianin është Franca, teksa më pas vijnë Gjermania, Anglia dhe Spanja. 

Për sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë renditen në vendin e tretë nga fundi në tabelën e përgjithshme, teksa për vendin e dytë skuadra e Silvinjos sipas superkopjuterit të Optas, ka vetëm 3.29 %. 

Shanset që Shqipëria të renditet në vendin e tretë janë 41.38 % ndërsa për në vend të katër shanset janë më të mëdha, gjithmonë sipas superkompjuterit të Optas, plot 55.33 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat