Klaus Gjasula: Ndaj Spanjës ndeshja më e rëndësishme e karrierës

Futboll

Klaus Gjasula: Ndaj Spanjës ndeshja më e rëndësishme e karrierës

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 20:19
Klaus Gjasula

Klaus Gjasula e konsideron Spanjën si një ndër ekipet favorite në këtë Europian, por thotë se në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Mesfushori i kuqezinjve tha se ndeshja e së hënës kundër Spanjës është më e rëndësishmja si për të, ashtu sikurse edhe për shokët e tjerë të skuadrës. 

“Normalisht Spanja është për mua ekipi më i favorizuar në grup, por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Ne do të japim maksimumin. E dimë që është e vështirë, edhe e dimë që është një ndeshje historike për ne.

Besoj që për çdo lojtar në skuadrën tonë kjo është ndeshja më e rëndësishme, që do ketë dhe ka pasur besoj dhe shpresoj që të na dalë sa më mirë.

Te Spanja nuk ka linja të dyta apo lojtarë të këqinj, janë lojtarë me eksperiencë që luajnë me klube të mëdhaja.

Kanë top kualitet, por edhe ne kemi kualitetet tona. Do të paraqesim gjithë forcën në fushë që të na dalë sa më mirë.

Tifozët të na mbështesin si në ndeshjet e kaluara, i duam shumë. Pa tifozët do të jetë shumë e vështirë, prandaj duhet të jemi të gjithë bashkë, një ”, tha Gjasula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat