Xhaka sfidon “Pancerat”

Futboll

Xhaka sfidon “Pancerat”

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 20:06
Formacionet

Xhaka sfidon “Pancerat”, Skocia kërkon triumfin historik, publikohen formacionet e sfidave të fundit të Grupit A

Ishte një fazë spektakolare, por për fat të keq po shkon drejt fundit, teksa mbrëmjen e kësaj të të diele do të nisë zyrtarisht xhiro e tretë dhe e fundit e Kampionati Evropian të futbollit, Euro 2024, që ka çelur siparin e tij, që prej 14 qershorit, me atë fitore të madhe, 5 me 1, të Gjermanisë organizatore dhe janë pikërisht këta të fundit që do të nisin edhe këtë fazë.

Kështu, në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, “Pancerat” e Julian Nagelsmann do të përballen me Zvicrën, në një përballje kokë më kokë, për vendin e parë në grupin A, ku edhe pse vendasit shihen si favoritët, kapiteni i “Helvetëve”, Granit Xhaka është shprehur se do të luftojnë deri në fund për të zënë vendin e parë në këtë grup.

Në krahun tjetër, Skocia do të ndeshet me Hungarinë, me “Ishullorët”, që kërkojnë të mbajnë mend për një kohë të gjatë, rikthimin pas 40 vitesh, në finalet e një Kampionati Evropian dhe këtë gjë mund ta bëjnë nëse arrijnë të kalojnë “ylli” Szoboszlai me shokët e tij, të cilët kërkojnë me ngulm një fitore, për të mbetur në garë, për një “biletës”, të fazës së 1/16-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat