Fati ia mohoi fitoren Granit Xhakës me Zvicrën, ky është rezultati përfundimtar

Futboll

Fati ia mohoi fitoren Granit Xhakës me Zvicrën, ky është rezultati përfundimtar

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 qershor 2024 Në ora: 20:01 Përditësuar në ora: 22:54 më 23.06.2024
Xhaka e Gündogan

Xhaka titullar, Zvicra me pikë të madhe

Zvicra ka barazuar me rezultat 1:1 me Gjermaninë, në xhiron e tretë përkatësisht të fundit të Grupit A në Kampionatin Evropian në futboll. 

Ndeshje e luftuar deri në fund por kapiteni Granit Xhaka me shokë treguan lojë të madhe duke e fituar një pikë ndaj gjermanëve. 

Zvicra - Gjermania 1:1

Stadiumi "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.
Shikues: 47.000.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues; Ndoye (28') - Fullkrug (90+2')..

Kartona të verdhë: Ndoye, Widmer, Xhaka- Tah.

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, R. Rodriguez, Widmer, Freuler, G. Xhaka, Aebischer, Ndoye (Amdouni  65'), Rieder (Vargas 65') dhe Embolo (Duah  65').
Gjermania: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah (Schlotterbeck 61'), Mittelstädt (Raum 61'), Andrich (Beier 65'), Kroos, Musiala (Fullkrug  76'), Gündogan, Wirtz (Sane 76') dhe Havertz.

Në minutën e 28-të, Freuler asistoi për bukuri e Ndoye nga afërsia shënoi për 1:0. 

Në minutën e 30-të, fat i madh për Gjermaninë, Ndoye nga rreth 16 metra goditi përtokë dhe për disa centimetra shkoi jashtë portës së Neuerit.

Në minutën e 50-të, Musiala me një shpejtësi të madhe por goditja e tij nga distanca mezi u ndal nga Sommer i Zvicrës.

Kapiteni Granit Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 67-të. 

Në minutën e 70-të, Kimmich i Gjermanisë lëshoi rastin më të mirë, goditja e tij nga afërsia bllokohet nga futbollisti Akanji.

Në minutën e 82-të Toni Kroos dërgoi gjuajtje të fortë nga gjuajtja e lirë si anash 16-shit por Sommer grushtoi topin.

Në minutën e 85-të, Havertz goditi bukur por traversa e Zvicrës ia mohoi golin. 

Në minutën e 88-të Granit Xhaka ka hedhur një goditje si "projektil" nga rreth 20 metra e mezi portier Neuer e ka grushtuar në korne.

Në minutën e 90+2, Fullkrug me kokle ka barazuar rezultatin 1:1.

Gjermania përfundoi në vend të parë në Grupin A me 7 pikë, pasojnë Zvicra me 6, Hungaria 3 dhe Skocia 2 pikë.

Zvicra dhe Gjermania janë kualifikuar në të tetën e finales.

80+2 Zëvendësuesi Fullkrug me kokë ka barazuar rezultatin 1:1.

(E plotësuar) - 80+2 Zëvendësuesi Fullkrug me kokë ka barazuar rezultatin 1:1.

Minuta e fundit.

88' Granit Xhaka ka hedhur një goditje si "projektil" nga rreth 20 metra e mezi portiere Neuer e ka grushtuar në korne.

86' Lojë e madhe.

85' Havertz goditi bukur por traversa e Zvicrës ia mohoi golin.

82' Toni Kroos dërgoi gjuajtje të fortë nga gjuajtja e lirë si anash 16-shit por Sommer grushtoi topin.

81' Zvicra po lufton.

Zvicra - Gjermania 1:1

Stadiumi "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.
Shikues: 47.000.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues; Ndoye (28') - Fullkrug (90+2')..

Kartona të verdhë: Ndoye, Widmer, Xhaka- Tah.

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, R. Rodriguez, Widmer, Freuler, G. Xhaka, Aebischer, Ndoye (Amdouni  65'), Rieder (Vargas 65') dhe Embolo (Duah  65').
Gjermania: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah (Schlotterbeck 61'), Mittelstädt (Raum 61'), Andrich (Beier 65'), Kroos, Musiala (Fullkrug  76'), Gündogan, Wirtz (Sane 76') dhe Havertz.

78' Ndeshja po shkon drejt fundit.

73' Edhe më tej Zvicra në epërsi.

70’ KImmich i Gjermanisë lëshoi rastin më të mirë, goditja e tij nga afërsia bllokohet nga futbollisti Akanji.69' Zvicra po mbrohet me sukses.

67' Xhaka është nëdshkuar me karton të verdhë.

63' Lojë e hapur, Gjermania po sulmon.

57' Ndeshje e luftuar.55' Zvicra po tregon paraqitje të mirë.

53' Lojë e fortë.

50' Musiala lëshoi një rast të mirë por goditja e tij u ndal nga Sommer.

49' Lojë me ritëm.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesae parë.44’ Gjermania po lufton me të gjitha forcat.

41’ Një gol dhe dy kartona të verdhë deri me tash.

38’ Zvicra po angazhohet maksimalisht dhe kjo epërsi po i jep edhe më shumë zemër.35' Gjermanët kanë presionin.

30' Fat i madh për Gjermaninë, Ndoye nga rreth 16 metra goditi përtokë dhe për disa centimetra shkoi jashtë portës së Neuerit.

28' Freuler asistoi për bukuri e Ndoye nga afërsia shënoi për 1:0. 

25’ Lojë me ritëm të lartë.  22' Gjermania ka iniciativën.

19’ Anulohet goli i gjermanëve, pasi që më parë u faullua një lojtar i Zvicrës.

14’ Gjermania po sulmon por nuk po arrijnë deri të goli.

11’ Zvicra po luan me kujdes me kapitenin Granit Xhaka.

8' Lojë e hapur.

5' Gjermanët duan golin sa më shpejt.

3' Gjermania e fillon me ofensivë.Havertz gjuan me kokë por nuk befasohet Sommer.

1' Fillon ndeshja.

Gjithçka gati.

Xhaka sfidon “Pancerat”

Xhaka sfidon “Pancerat”, Skocia kërkon triumfin historik, publikohen formacionet e sfidave të fundit të Grupit A

Ishte një fazë spektakolare, por për fat të keq po shkon drejt fundit, teksa mbrëmjen e kësaj të të diele do të nisë zyrtarisht xhiro e tretë dhe e fundit e Kampionati Evropian të futbollit, Euro 2024, që ka çelur siparin e tij, që prej 14 qershorit, me atë fitore të madhe, 5 me 1, të Gjermanisë organizatore dhe janë pikërisht këta të fundit që do të nisin edhe këtë fazë.

Kështu, në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, “Pancerat” e Julian Nagelsmann do të përballen me Zvicrën, në një përballje kokë më kokë, për vendin e parë në grupin A, ku edhe pse vendasit shihen si favoritët, kapiteni i “Helvetëve”, Granit Xhaka është shprehur se do të luftojnë deri në fund për të zënë vendin e parë në këtë grup.

Në krahun tjetër, Skocia do të ndeshet me Hungarinë, me “Ishullorët”, që kërkojnë të mbajnë mend për një kohë të gjatë, rikthimin pas 40 vitesh, në finalet e një Kampionati Evropian dhe këtë gjë mund ta bëjnë nëse arrijnë të kalojnë “ylli” Szoboszlai me shokët e tij, të cilët kërkojnë me ngulm një fitore, për të mbetur në garë, për një “biletës”, të fazës së 1/16-ve.

Xhaka standard kundër Gjermanisë! Ky është vendimi për Xherdan Shaqirin

Kapiteni Granit Xhaka starton nga minuta e parë por jo edhe Xherdan Shaqiri.

Ballafaqimi mes Zvicrës dhe Gjermanisë pritet me kureshtje sonte (21.00).

Duel për kreun e tabelës në Grupin A. 

Sonte luhet faza e fundit e grupit A, ku Zvicra dhe Gjermania ndeshen në stadiumin "Deutsche Bank Park" në Frankfurt.

Nga ana tjetër ndeshje e fortë pritet edhe mes Hungarisë dhe Skocisë.  

Gjermania kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra 4, Skocia me 1 dhe Hungaria me 0 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat