Sylvinho: Kemi punuar fort për të arritur këtu

Futboll

Sylvinho: Kemi punuar fort për të arritur këtu

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 19:41
Sylvinho

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës, në sfidën e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni.

Këtë të dielë zhvillohen edhe konferencat zyrtare për shtyp, ku fillimisht është radha e “Legjionarëve” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti, të cilët do t’i përgjigjen pytejeve të gazetarëve shqiptarëve dhe të huaj.

Në përfundim të konferencës për shtyp, në prag të sfidës ndaj Spanjës, tekniku Sylvinho nuk mund të mos përsëriste faktin se “Iberikët” kanë aq shumë cilësi në Kombëtares, saqë mund të luajnë me çdo lloj formacioni e sërish të konkurrojnë, teksa më tej u ndal edhe te rreshtimi që do të përdorin “Kuqezinjtë”, teksa nuk zbuloi më shumë përveç faktit se e ka bërë zgjedhjen e tij për këtë titullarët, që do të zbresin në fushë.

“Në mbi 30 vjet, s’kam parë asnjëherë në jetën time një trajner që ka shkuar në fushë për të bërë një barazim. Edhe nëse keni një skuadër të mrekullueshme apo jo. Tenton që të fitosh. Por nëse mbeten 5 apo 10 minuta të ndeshjes, do të shohim se cfarë do të ndodhë. Nëse duam të kalojmë këtë fazë, duhet të fitojmë kundër Spanjës. Mund të kalojmë dhe me dy barazime, por do të shohim se cfarë do të ndodhë në minutat e fundit.

Ata janë një skuadër e mrekullueshme. Edhe formacioni i dytë spanjoll, mund të luajë dhe të fitojë. Nuk kemi kohë për të menduar se çfarë do të bëjë Spanja, por cfarë duhet të bëjmë ne. Kjo është ndeshje e nivelit të lartë, prandaj ne do të bëjmë më të mirën. Shpresoj të kemi në ndeshje të mrekullueshme dhe e dimë që cdo gjë mund të ndodhë gjatë këtyre minutave.

Gjëja më e mirë që do bëjmë gjatë 24 orëve është të pushojmë, është ndeshje me rëndësi dhe interesante për vendin tonë. Nuk ka qenë e lehtë që të vijmë këtu, ka patur punë të zellshme. Fatkeqësisht nuk kam pasur të shoh as ndeshjet e Evropianit.  Jemi të fokusuar në lojën tonë, kampionatin evropian. Më herët, kam parë lojëra të skuadrave me të cilat kam punuar, por tani nuk është e mundur. Tani synimi është këtu në këtë sfidë.

Nuk e kam përmirësuar unë futbollin shqiptar, por kjo ka të bëjë me punën e zellshme të lojtarëve. Kemi lojtarë të mira, 6-7 që janë më të rinj se 25 vjeç dhe shumë ndoshta nuk keni dëgjuar për ta më herët. Kur kemi bërë vlerësimin e 26 lojtarëve, kemi parë se me cilët do të shkojmë në fund, por 11 do të shfaqen dhe ka shumë të mirë në mes të cilëve do të zgjedhim formacionin startues.

Kam jetuar futbollin për një kohë të gjatë, dhe mund të punoj cdo ditë me ta për të kuptuar që ata të bëjnë dicka më shumë. Kam kuptuar se cfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar veten, ballafaquar me kundërshtarin dhe ndërtuar një strategji të lojës. Kemi lojtarë të mirë, ka të bëjë me forcën, dashurinë që ndjejnë për vendin dhe cdo gjë që mund të nënkuptohet. Jam falenderues për lojtarët qëe na kanë besuar që të punojmë me ta dhe për të besuar që mund të ecim tutje.

Pothuajse e kemi gati 11 startuese por kemi edhe 24 orë të tjera. Do të presim, do të shohim. Kemi edhe një sesion trajtimi nesër. Do të flasim për lojtarët për të parë se si janë dhe më pas do të vendosim. Sic e thashë edhe më herët, Spanja mund të luajë me formacionin e parë, të dytë apo të tretë. Ka lojtarë të mirë”,- u shpreh Sylvinho në përfundim të konferencës për shtyp..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat