Juventus pranë djalit të legjendës Thuram

Futboll

Juventus pranë djalit të legjendës Thuram

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 19:17
Kephren Thuram

Juventus vendos të mos presë më Adrien Rabiot, por të lëvizë “gurët” në merkato për të siguruar një mesfushor me cilësi.

Fjala është për Kephren Thuram, djalin e ish-juventinit, Lillian si dhe vëllain e interistit, Marcus Thuram. Mesfushori është pjesë e Nice në Ligue 1 dhe ka një kontratë që i skadon në vitin 2025.

Pikërisht, kjo favorizon Juventusin në tratativa teksa francezët nuk mund të bëjnë shumë “presion” pasi në të kundërt mund ta humbasin lojtarin me parametër zero verën e ardhshme. Ky operacion mund të mbyllet për shifrën e 18 milionë eurove plus dy milionë të tjera në formën e bonuseve.

Italianët kanë gati një kontratë pesëvjeçare për Thuram, nga e cila 23-vjeçari mund të përfitojë dy milionë euro në sezon. Kështu, Juventus përgatit një revolucion për mesfushën e sezonit të ardhshëm pasi bardhezinjtë janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe për të transferuar në Torino, Douglas Luiz nga Aston Villa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat