Sylvinho: Kemi lojtarë ambiciozë, presim një lojë të mirë përballë Spanjës

Futboll

Sylvinho: Kemi lojtarë ambiciozë, presim një lojë të mirë përballë Spanjës

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 19:05
Sylvinho

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit do të sfidojnë “Iberikët” e Spanjës, në sfidën e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni.

Këtë të dielë zhvillohen edhe konferencat zyrtare për shtyp, ku fillimisht është radha e “Legjionarëve” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti, të cilët do t’i përgjigjen pytejeve të gazetarëve shqiptarëve dhe të huaj.

Menjëherë pas kapitenit Berat Gjimshiti fjalën përballë gazetarëve e mori tekniku Sylvinho, i cili fillimisht theksoi se përballja ndaj Spanjës është ndër ato që nuk do ta harroj kurrë, teksa kujtoi edhe lidhjen e tij të veçantë, me “iberikët”. Ndër të tjera, tekniku brazilian vuri në pah edhe cilësitë e “La Furia Roja”, sidomos në mesfushë aty, ku djemtë e De la Fuente shkëlqejnë.

“Spanja më ka mirëpritur mua, dhe familjen time, por fati është një gjë e mrekullueshme. Të luaj kundër Spanjës është fantastike. Do të jetë një ditë që s’do ta harroj. Nga anantjetër, jam i lumtur që drejtoj skuadrën shqiptare. Kemi bërë një lojë të mirë për të ardhur këtu. Një mundësi e madhe për ne dhe do të tentojmë që të dalim në fushë dhe të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në botë.

E dini më mirë që Spanja në ADN-në e vet, ka shumë cilësi në mes të fushës dhe jo vetëm pasi skuadra spanjolle ka lojtarë që janë të rrezikshëm dhe të mirë, si në qendër ashtu edhe në krah. Ka më shumë cilësi sa i përktet skuadrës dhe lojtarëve që luajnë në krah dhe qendër. I kam vëzhguar muajt e fundit që kur është hedhur shorti, janë të mirë dhe në mbrojtje. Krijojnë shumë pak hapësirë dhe gjatë kohës që qëndrojnë para topit.

Kam dëgjuar se Spanja mund të jetë skuadra më e mirë në grup. Kemi përballë një skuadër të vështirë, dhe lojë të vështirë por kemi lojtarë ambiciozë dhe jemi shumë të ekzaltuar dhe presim të luajmë një lojë të mirë kundër Spanjës”,- tha fillimisht tekniku brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat