Venezuela dhe Meksika marrin fitoret e para

Futboll

Venezuela dhe Meksika marrin fitoret e para

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 19:02
Pamje nga ndeshja

Krahas kampionatit europian, në SHBA po zhvillohet Kupa e Amerikës.

Mëngjesin e së dielës u zhvilluan dhe dy ndeshjet e grupit B, që përcaktuan dhe skuadrat favorite të këtij grupi. Venezuela arriti që të fitojë me përmbysje ndaj Ekuadorit, në një takim të jashtëzakonshëm.

Ndeshja nisi keq për Ekuadorin që në të 22 mbeti me 10 lojtarë, pas daljes së Valencias me kartonin e kuq. Ndonëse në inferioritet numerik ,skuadra e spanjollit Felix Sanchez Bas realizoi golin e parë me anën të Sarmientos.

Por në pjesën e dytë, Cadiz dhe Bello në harkun kohor të 10 minutave Venezuela përmbysi gjithçka duke marrë pikët e para në grup e duke u renditur në vendin e parë.

Në takimin tjetër, Meksika dhe Xhamajka dhuruan një ndeshje me shumë raste dhe emocione.

Pas pjesës së parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, në të dytën Xhamjka shënoi në të 50-ën anë të Antoni, por VAR ndërpreu festën e xhamajkanëve. Më pas, Arteaga realizoi për Meksikën, golin e vetëm të sfidës, duke I dhënë 3 pikët në këtë takim.

Venezuela dhe Meksika do të matin forcat në ndeshjen e  radhës në grup në datën 27 qershor, për të caktuar ndoshta dhe skuadrën e parë që kalon më tej nga ky grup, ndërkohë që Ekuadori dhe Xhamajka do kërkojnë pikët e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat