FC Shkupi Academy pjesëmarrëse e turneut ndërkombëtarë, “Sarajeva Troophy”

Futboll

FC Shkupi Academy pjesëmarrëse e turneut ndërkombëtarë, “Sarajeva Troophy”

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:53
FC Shkupi Academy

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme, FC Shkupi Academy së fundmi ishte pjesmarrës në turneun ndërkombëtar “Sarajeva Troophy”.

Në këtë turne skuadra nga Çairi u përfaqësua me katër gjenerata, edhe atë ajo e lindur në vitin 2010, me trajner Minas Osmanin, gjeneratën e vitit 2012, e udhëhequr nga trajneri Ferdi Ismaili, gjenerata e lindur në vitin 2015 e drejtuar nga Ferid Veseli, dhe ajo e vitit 2016, që udhëhiqej nga Samet Sinani.

Pikërisht këta të fundit (gjenerata 2016) arritën suksesin më të madh, duke u renditur në vendin e tretë, ndërkohë tre gjeneratat tjera arritën deri në fazën çerekfinale.

Në këtë turne, morrën pjesë mbi 3000 lojtarë nga 9 shtete të ndryshme, ndërsa gjithçka doli të jetë perfekte sa i përket organizimit të këtij turneu, në të cilin nga FC Shkupi Academy besojnë se do të marrin sërish pjesë edhe viteve në vijim.

Ndryshe vlen të theksohet se gardiani i FC Shkupit, gjenerata 2016, Suhejb Braimi, ishte përzgjedhur si më i miri i turneut tek moshatarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat