Zvicër-Gjermani, çmimet e biletave ‘fluturojnë’

Futboll

Zvicër-Gjermani, çmimet e biletave ‘fluturojnë’

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00, në “Frankfurt Arena” do të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë, e vlefshme për xhiron e tretë në grupin B.

Gazetari Arlind Sadiku, ka treguar se interesimi për ta përcjellur këtë ndeshje është mjaft i madh.

Sadiku theksoi se çmimet e biletave për lojën Zvicër-Gjermani, kanë ‘fluturuar’.

“Çmimi i biletës në tregun e zi, fillon nga 1 mijë euro për kategorinë e tretë, sepse nëse flasim për kategorinë e dytë apo të parën çmimet janë duke shkuar, 3 mijë, 4 mijë, 5 mijë euro për një biletë”, tha Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat